
Pas vendimit të gjykatës kushtetuese ku shqiptarët do të përllogariten me një përqindje prej 29.5% qarqe të caktuara të pushtetit janë vënë në veprim për të diskredituar shqiptarët dhe këtë po ua bëjnë përmes përfaqësuesve jo legjitim në qeveri, ose përmes të përzgjedhurve të Mickovskit. Gjatë ditës së sotme kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski ka theksuar se do të shqyrtohen mundësitë për verikuar nëse ka përgjegjësi penale për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin. Nuk ka vonuar ekspress ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i cili duket se me gjasë ka marrë përsipër këtë mision të Mickovksit për të fshirë këtë % duke u munduar të përdor propagandë se gjoja shqiptarët nuk janë regjistruar. Kjo ngjarje e sotme edhe njëherë konfirmon lajmet e më hershme në media dhe akuzat e opozitës se VLEN vetëm se përkthen kumtesat e VMRO-DPMNE-së në gjuhën shqipe dhe nuk guxojnë për asnjë moment ta kundërshtojnë Mickovskin, shkruan Top24





