
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, në emisionin “Horizonti i Mesditës” të RTV21 për reduktimet e energjisë elektrike e mëngjesin e sotëm tha se ZRRE duhet të zgjohet nga gjumi dhe të tregoj se çfarë po ndodh.
“E para e punës, ZRRE-ja duhet të zgjohet nga gjumi dhe të tregoj se çka është duke ndodh, të shohin gjendjen reale. Përndryshe akterët e energjisë elektrike kush prodhon, kush inporton, kush e parasheh, sa ka me importu sa jo që është KOST, janë duke operuar krye në veti, po mendoj që nuk kanë plan jon diçka tjetër”, u shpreh ajo.
Ymeri paralajmëroi kolaps totat të sistemit elektro energjetik.
“Me pak fjalë kjo është anarki e sistemit elektro energjetik, jemi duke shkuar drejt kolapsit total. Unë mendoj se mundet të sanohet, por merremi me plan edhe shohim situatën reale”, tha deputetja e LDK-së.



