LajmeSport

Reali triumfon në “Euroleague”, vetëm 3 sekonda nga fundi

Skuadra e Real Madrid u shpall kampione e Europës në basketboll për meshkuj, pas triumfit 79-78 ndaj Olimpiakosit, në finalen e Euroleaue, luajtur në Kaunas të Lituanisë. Një ndeshje e vendosur 3 sekonda nga fundi i kohës së rregullt, falë një koshi të Serhio Llull.

Për LLull këto ishin dy pikët e vetme të tij në këtë sfidë, por që i dhanë fitoren skuadrës së Real Madrid, që shpallet kampione e Europës për të 11-ën herë në histori. Shënuesi më i mirë për madrilenet ishte Rodriguez me 15 pikë, mbështetur nga Tavarez me 13 pikë.

Për Grekët u dalluan Vezenkov me 29 pikë e Canaan me 21 pikë, por ishin të vetëm dhe të pambështetur sa duhet nga pjesa tjetër e ekipit. Gjithsesi, ndeshja ishte e ekuilibruar dhe Olympiacos pati mundësinë të gjuajë sekondën e fundit për të fituar, por pa sukses.

Real Madrid i fitoi 5 ndeshjet e fundit në Euroleague, duke përmbysur fillimisht disavantazhin 0-2 me takime ndaj Partizan Beograd në çerekfinale (fitoi 3-2), për të mposhtur më pas në gjysmëfinale Barcelonën. Ndërsa Olimpiakosi, që u rendit i pari në sezonin e rregullt, mundi në gjysmëfinale Monakon.

Euroleague – Gjysmëfinale

Olimpiakos – Monako, 86-62

Barcelona – Real Madrid, 66-78

Vendet 3-4

Monako – Barcelona, 78-66

Finale

Olimpiakos – Real Madrid, 78-79

Related Articles

Back to top button
Close
Close