LajmeSport

Real shpëton në fund nga turpërimi, Modric dhe Militao shmangin humbjen ndaj Elçes

Real Madridit barazoi 2-2 në Madrid ndaj Elçe në ndeshjen e javës së 22-të të La Ligës.

Reali pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar në minutën e 33-të, por Karim Benzema nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky gabim i kushtoi shtrenjtë mardilenëve në minutën e 42-të kur Lucas Boye mposhti Thibaut Courtois dhe kaloi vendasit në epërsi 1-0.

Në minutën e 56-të të ndeshjes, Benzema u desh të braktisë fushën për shkak të një dëmtimi.

Problemet për Realin nuk mbaruan me kaq dhe në minutën e 76-të asistues ishte Boye dhe Pere Milla dyfishoi avantazhin për Elçen.

Në fund të ndeshjes, Reali arriti të marr një pikë. Fillimisht në minutën e 82-të, Luka Modric shënoi nga pika e badhrë e penalltisë, ndërsa në të 90-tën +2 Eder Militao shënoi me kokë për 2-2.

Real Madrid – Elçe 2-2 (penallti Modric 82′, Militao 90+2. – Boye 42′, Mile 76′)

Related Articles

Back to top button
Close
Close