LajmeMaqedoni

Reagon zv.drejtori Taipi, largohen tabelat e vendosura ku mungonte gjuha shqipe

Sot në autostradën Tetovë-Gostivar që menaxhohet nga N.P “Rrugët e Maqedonis” tabelat e vendosura në pikat pagesore pasiqë ishin të dëmtuara u zëvendësuan me tabela të rreja.

Por tabelat e rreja ishin vetëm në gjuhën maqedone dhe angleze.

Kjo ishte e papranueshme për Nazim Taipin- zv.drejtorin e ndërmarjes “Rrugët Shtetërore të Maqedonisë” i cili ka reaguar menjëher dhe ka urdhëruar autoritetet e N.P “Rrugët e Maqedonisê” që tabelat e vendosura të largohen dhe kjo ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Sipas Taipit, N.P “Rrugët e Maqedonisë” është e detyruar të respektoj popullatën shqiptare dhe tabelat që do vendosen duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe dhe nuk do të lejohen asesi këto lëshime dhe anashkalime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close