
Pas reagimit publik të ish nënkryetares së partisë Besa Kadriu ndaj qeverisë për qasje me dy standarde ka reaguar Lëvzja Besa përmes një komunikate ku kanë sqaruar opinionin se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe se qëndrimet e saja nuk paraqesin qëndrimet e partisë së Kasamit, shkruan Top24
KOMUNIKATË
Lëvizja BESA informon opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale.
Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024.
Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre.



