Reagimi i plotë: Paskan reaguar i madh e i vogël në sektin e Vetëvendosjes. Natyrisht me mashtrim, pa fakte, me propagandë – siç dijnë vet ata. Mashtrimi u është bërë mendësi sot. E vërteta është se që nga caktimi i datës së zgjedhjeve, e deri më sot, po provohet nga Vetëvendosja në çdo mënyrë të ndërtohet një sistem i manipulimit të votave. I vjedhjes së tyre për ta thënë thejshtë. Një herë, provuan ta kthejnë sistemin e vjetër të votimit me email. Atë ku një militant, para televizorit, mbushte qindra e qindra fletvotime vet. Merreni me mend: në Kosovë kalojmë në dhjetëra hapa sigurie para se një fletëvotim të pranohet e të numërohet; këta, të pakënaqur nga rezultati i fundit lokal, donin t’i kthenin kohët e vjetra të votimeve e manipulimeve masive. Rastet e tilla jane ende të deponuara në hetuesi e prokurori. KQZ natyrisht nuk e lejoj. Drejtësia dhe ligji qëndruan. Pastaj provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante; pra jashtë ambasadave e konsullatave siç e thotë ligji. Votime në vende ku nuk ka shtet, nuk ka kontroll, nuk ka monitorim. PZAP, natyrisht, siç e thotë ligji, nuk e lejoj. Dhe ja ku jemi sot: Panik. Sulme. Ulërima. Histeri politike. E vërteta është e thjeshtë. Mërgata kurrë më të lehtë nuk e ka patur votimin. Përveç se zgjedhjet janë në fundvit, kur secili mund të jetë në atdhe; secili bashkëatdhetar që nuk vie këndej, mund të votojë në konsulatë e ambasadë të Republikës; shtetit tonë. Mund dhe të votojnë edhe me postë; secili në emrin e vet, me fletvotim jo të printuar por të pranuar nga shteti i vet. E di se do ta bëjnë. LDK po punon secilën ditë me ta. Regjistrohuni e ejani e votoni masivisht në Kosovë. Ne jemi të qetë! Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve. Përse? Sepse e kanë kuptuar një të vërtetë të madhe: Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon. Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë. Kosova po zgjohet. Mërgata po rikthehet. E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë me dije këtë të hënë se Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond, muajin e kaluar i ka dorëzuar Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e sigurt të rrjetit.
Lëvizja vjen në një kohë kur kërcënimet digjitale po rriten me shpejtësi dhe mbrojtja kibernetike konsiderohet pjesë thelbësore e sigurisë kombëtare dhe asaj rajonale.
“Muajin e kaluar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond i dorëzoi pajisje të avancuara për mbrojtje të sigurt të rrjetit Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri.
Në një botë gjithnjë e më digjitale, siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike – duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s“, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook.



