LajmeMaqedoni

Rasti i ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadanit, Këshilli Gjyqësor gjobit gjykatësin Pajazit Pajaziti

Gjykatësi Pajazit Pajaziti, i cili pa bazë e liroi në arrest shtëpiak ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, do të marrë pagë më të ulët për 30 për qind për gjashtë muajt e ardhshëm, ka vendosur dje Këshilli Gjyqësor.

Menjëherë pasi gjykatësi Pajaziti mori vendim për zëvendësimin e paraburgimit efektiv të Ramadanit me arrest shtëpiak, ish-ushtari i UÇK-së u largua nga vendi ndërsa këshilli gjyqësor arriti në përfundimin se gjykatësi nuk kishte argumente të mjaftueshme bindëse për të marrë vendim për lirimin e personit në arrest shtëpiak.

Në opinion kërkohej edhe shkarkimi i Pajazitit, por Këshilli Gjyqësor vetëm e gjobiti. Edhe një gjykatës tjetër për të cilin publiku pret zgjidhje dhe për të cilin Këshilli Gjyqësor ende nuk ka marrë vendim është gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close