LajmeMaqedoniTopLajm

Rashidi: BFI-ja filialë e BDI-së, e konfirmoi edhe Sulejman Rexhepi (VIDEO)

Një ditë pasi ish kreu i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Sulejman Rexhepi deklaroi se dy zyrtarë të lartë të BDI-së i kishin kërkuar të dorëhiqej, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrja Rashidi, ka deklaruar se BFI-ja gjithmonë ka qenë filialë e partisë së Ali Ahmetit, shkruan gazeta LAJM. “Ne që moti e kemi thënë se BDI-ja është e përzier thellë në punët e Bashkësisë Fetare Islame dhe ajo si e tillë nuk ka qenë institucion i pavarur për të gjithë besimtarët, por ka qenë një institucion që ka qenë në ndihmes të madhe të BDI-së, pra filialë e BDI-së dhe gjithsesi z.Rexhepi ka qenë fajtorë dhe një nga aktorët kryesore që e ka toleruar që BFI-ja të jetë nën ndikim të BDI-së. BDI-ja nuk heq dorë asnjëherë nga ndikimi në BFI dhe keni lexuar deklaratën ku ata kanë premtuar se pas zgjedhjeve përsëri gjërat do t’i vënë në vend dhe kjo është një tentativë për t’i vënë gjërat në vend. Ne apelojmë që Bashkësia Fetare Islame të jetë një institucion i pavarur, apelojmë tek të gjithë besimtarët, të gjithë imamët, përfaqësuesit e Rijasetit që të respektojnë Kushtetutën e BFI-së dhe këtë institucion ta bëjnë të pavarur siç e meritojnë besimtarët”, tha Rashidi në një prononcim për gazetën LAJM.

Related Articles

Back to top button
Close
Close