LajmeRajonTopLajm

Raportohet për vendosje të një barrikade tjetër në Kurshumli, 15 kilometra larg pikëkalimit kufitar në Merdarë

Një grup prej rreth njëzet personave, sonte kanë bllokuar pikëkalimin administrativ Merdarë në shenjë mbështetjeje për serbët nga Mitrovica e Veriut, raportojnë mediat serbe.

Kalimi është i bllokuar në anën e Kurshumlisë të vijës administrative.

Qytetarët kanë vendosur në rrugë një kamion me rimorkio dhe traktorë

Komunikacioni nuk është duke lëvizur në asnjërën anë të vijës administrative dhe kolonat e veturave janë formuar si nga drejtimi i Kosovës ashtu edhe në drejtim të Serbisë.

Të tubuarit mbajnë flamuj të Serbisë dhe theksojnë se kanë ndërmend të qëndrojnë atje deri në një njoftim të dytë.

“Jemi këtu për t’i mbështetur bashkatdhetarët tanë në Mitrovicën e Veriut, të cilët po luftojnë për të drejtat e tyre elementare të njeriut, të cilat janë kërcënuar në mënyrë drastike së fundmi”, tha Nebojsha Stankoviq, duke shtuar se presin që t’u bashkohen edhe më shumë njerëz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close