
Qytetarë të shumtë gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme kanë vërshuar marketet pasi u raportua në disa media për ritje të çmimit të vajit. Ekipi i Top24 ka vizituar disa markete në qytetin e Tetovës ku është vërejtur rritje e çmimit të vajit i cili aktualisht shitet për 100 denar litër. Në disa depo me shumicë vaji i njejtë shitet me çmim prej 99 den, shkruan Top24
Të pyetur disa qytetarë të rastit theksuan se druajnë që çmimi i vajit do të ritet edhe më shumë sidhe sipas tyre kanë frigë edhe për ritjen e produkteve të tjera sidomos të miellit për të cilin thonë se do të ritet nga e hëna. Aktualisht nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ritje të mundëshme edhe pse gjatë ditës së djeshme kryeministri Mickovski takoi pronarët e marketeve më të mëdha me të cilët u dakordua për çmime korekte.



