LajmeRajonTopLajm

Ramush Haradinaj: Kemi fituar 10% në zgjedhje, urime Vetëvendosjes për fitoren

Kandidati për president nga AAK, Ramush Haradinaj ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në këto zgjedhje, shkruan Indeksonline.

Ai përmes një konference për media tha se sipas rezultateve te deritanishme të KQZ-së, AAK merr rreth 10% të votave.

Po ashtu ai tha se duhet krijuar institucionet sa më parë pasi ekonomia është në gjendje të rëndë.

“Zgjedhje shumë të mira, pjesëmarrje e respektueshme edhe pse në kushte atmosferike të vështira. Përpos Exit poll-eve në pjesën e parë të numërimeve hetohet një numërim kah VV, kontastohet një fitore e VV, uroj të gjitha partitë tjera, VV i uroj fitores, AAK merr rreth 10%, përputhet me parashikimet tona. Mos të humbim kohë. Të krijojmë institucionet pasi jemi në një situatë të rëndë ekonomike. S’kem vija të kuqe as për VV, as për ndonjë subjekt politik”, u shpreh ai./Indeksonline/

Related Articles

Back to top button
Close
Close