LajmeMaqedoniTopLajm

Ramadani nga ASH: Dënojmë sulmet e orkestruara ndaj ambasadorit Meidani

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani përmes një reagimi në profilin e tij në FB ka dënuar sulmet e orkestruara gjatë ditës së sotme ndaj ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Denion Meijdani, shkruan Top24

Shprehim keqardhje të sinqertë dhe indinjatë për sulmet e ulëta të orkestruara ndaj ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, të cilat janë ndërmarrë sot në rrjetet sociale duke përdorur gjuhën e urrejtjes.
Këto sulme janë të papranueshme dhe të padenja për një shoqëri demokratike. Diplomacia nuk mund dhe nuk duhet të shantazhohet përmes insinuatave banale apo kalkulimeve të ulëta politike. Ambasadori Meidani përfaqëson shtetin shqiptar me dinjitet dhe profesionalizëm, dhe si i tillë, është një urë e rëndësishme bashkëpunimi mes dy vendeve tona.
Ftojmë të gjithë aktorët politikë e institucionalë të ruajnë etikën dhe dinjitetin në komunikim, ndërsa ambasadorit Meidani i shprehim mbështetjen dhe respektin tonë të palëkundur për punën dhe qëndrimin e tij korrekt.
Diplomacia kërkon urtësi dhe respekt, jo sulme dhe urrejtje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close