LajmeRajon

Rama takohet me Erdoganin në Turqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në Forumin Botëror të TRT-së, në Stamboll, ku kanë diskutuar për disa çështje.

“Me Presidentin Erdoğan, në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë” – ka shkruar Rama në një fotografi të publikuar në Facebook.

Forumi Botëror i TRT-së është një takim që mbledh liderë globalë në Stamboll të Turqisë, ku akademikët, gazetarët, politikanët dhe anëtarët e shoqërisë civile kanë mundësi të kontribuojnë në avancimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në mbarë botën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close