
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit është pyetur nga gazetarët lidhur me SPAK dhe aksionin e opozitës. Rama u shprehet se SPAK nuk është opozita e qeverisë, ndërsa shtoi se është e vetmja pikë referimi e opozitës politike për të goditur qeverinë.
“SPAK nuk është opozita e qeverisë. Është një institucion që bën punën e vet ashtu si të tjerat. Por depresioni në të cilën ndodhet opozita, bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depressive për të goditur qeverinë. Gjysëm e vërteta është edhe gënjeshtra më e madhe. Sepse ka një pjesë të vertete por tjetra është gënjeshtër. Është një neveri e madhe që ka një aktivitet kaq intensive gjysëm të vërtetash nga njerëzit që nuk dinë të bëjnë punën e tyre dhe nuk dinë të mundin Partinë Socialiste. Askush nuk përpiqet të bëjë një analizë lidhur me cila është e vërteta në të gjithë punën e SPAK-ut. Dhe cilat janë anët pozitive dhe negative të punës së SPAK”, tha Rama. /CNA



