
Bashkimi Evropian po përballet me thirrje për një ritëm më të shpejtë të procesit të zgjerimit, në një periudhë kur sfidat gjeopolitike dhe konkurrenca ndërkombëtare janë shtuar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi ndodhet në një fazë të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është në momentin më të mirë në shumë aspekte”, ka thënë Rama në një intervistë për Financial Times.
Megjithatë, disa vende kandidate për anëtarësim shprehin pasiguri nëse angazhimet dhe premtimet e Brukselit do të përkthehen në anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, ideja për një proces zgjerimi më gradual, me nivele të ndryshme integrimi, ka nxitur debate mes vendeve kandidate, të cilat shqetësohen se kjo mund të krijojë një ndarje të re brenda Evropës.



