
Nga simpatizantët e Kurtit gjthnjë është përmendur se ai duhet të kandidojë edhe për kryeministër të Shqipërisë.
Tani një gjë të tillë e përmendi edhe Rama. Ai tha se Kurti në Tiranë është në “shtëpinë e vet” dhe se i njëjti mund edhe të futet në zgjedhje “për t’u bërë i zoti i shtëpisë”.
“Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e vet, ku siç e dini, madje mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë. S’ka asnjë problem”, tha Rama gjatë vizitës në Mal të Zi. Përcjell Top24
Kurti ka të drejtën e kandidmit për post zyrtar në Shqipëri, pasi posedon pasaportën shqiptare.


