LajmeRajon

Rama: Paga minimale, 500 euro! Kryeministri këshillon edhe përdoruesit e ‘TikTok’: Kujdes, do ju vjedhin të dhënat

Nga janari  i viti 2026, paga minimale në vend do të jetë 500 euro. Premtimin kryeminsitri Edi Rama e bëri gjatë komunikimit me komentusit online në rubrikën “Sy m’sy”.

“Pagën minimale e kishim 157 euro e kemi 400 euro dhe me vendim siç e kam thënë edhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro, që do të hyjë në efekt nga janari 2026 pagën minimale 500 euro. Ndërkohë që, shumica e kompanive, shumica e bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk iu shmang pyetjes për çmimet e larta të banesave

“Po si e ul unë çmimin për metër katror në Tiranë. Është çmim tregu, mor zotni. Si e ul unë çmimin? Ndërkohë që po, ne kemi, – e disa shtëpi, sa apartamente, kemi ndërtuar nga e para, kemi rindërtuar apo kemi rigjeneruar, e di sa, e di sa dyert janë hapur dhe familjet kanë hyrë në shtëpi, o të reja fare, o të rindërtuara, pra të riparuara, ose të rigjeneruara me sistem kursimi energjetik, etj. 35 mijë e beson dot këtë ti”, tha shefi i qeverisë.

Rama tha se procedura për mbylljen e TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart.

“Nga ana tjetër dua që të gjithë ta dinë se mënyra  për t’ju shmangur bllokimit, duket përdorur të ashtuquajtura VPN falas, është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN falas, hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit, kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTik ca kohë, deri kur të përfundojmë edhe programin e përbashkët me kompaninë TikTok”, tha Rama.

Vota e 11 majit, tha Rama, është domosdoshmëri për të vijuar rrugën e integrimit në BE si dhe që barazia para ligjit të mos vihet më në diskutim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close