
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, duke vënë në pah numrin e turistëve që po vizitojnë qytetin historik.
“Dhe me këtë atmosferë turistësh në Muzeun ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.



