LajmeRajon

Rama: Më sigurt në autobusin e BE-së sesa në një avion rus

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se më sigurt është në autobusin e Bashkimit Evropian sesa në një avion rus, duke komentuar reagimet e fundit për deklaratën e djeshme të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030.

Pasi Komisioni Evropian ka thënë se nuk fokusohen në data, Rama e ka krahasuar Bashkimin Evropian me një autobus të ngadaltë, por të sigurt.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë është shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të rrëzohet kurrë”, ka shkruar Rama në Twitter. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close