LajmeRajon

Rama me lëvdata ndaj Abazoviqit pas hapjes së shkollës shqipe në Rozhajë: Ma i miri i të tanëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi duke folur për shkollën shqipe që është ndërtuar në Rozhajë të Malit të Zi, nuk ka munguar edhe lëvdata ndaj, Dritan Abazoviqit.

Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka hapur shkollën e vetme në Rozhajë e cila mban mësim në gjuhën shqipe. Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pas rindërtimit, Abazoviq mori pjesë bashkë me ministrin malazez të Arsimit, Miomir Vojinoviq. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close