LajmeRajonTopLajm

Rama flet pas vizitës në Hagë: Hashim Thaçin e gjeta në top formë!

Kryeministri Edi Rama ka folur pas vizitës që i bëri ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit në Hagë.

“Një vиzitë çmalljeje e nevojshme”, e quajti kryeministri Rama, ndërsa u shpreh se Thaçin e gjeti në top formë.

“Ishte një vizitë, ishte një çmallje e nevojshme, Thaçin e gjeta në top formë, i bindur mbase dhe më shumë se para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës Çlirimtare dhe të idealit të ushtrisë.

Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit e sakrificave dhe gjakut të dhënë, dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë”, tha Rama.

Lexo edhe :  Hoxhaj viziton Thaçin dhe Veselin: Triumfi i tyre në Hagë, triumf edhe për Kosovën

Ky takim erdhi pasi Thaçi u paraqit sot paradite para Gjykatës Speciale për shkak të aktakuzës së re, të ndryshuar, të cilën Prokuroria e Specializuar e dorëzoi së fundmi në gjykatë.

Ai tha se nuk i ka kuptuar akuzat e reja, por tri herë u deklarua i pafajshëm. Thaçi po gjykohet në Hagë pasi akuzohet për krime lufte.

Related Articles

Back to top button
Close
Close