LajmeSport

Komisioni për gara në FFM suspendon terrenin e Tetovës

KF SHKËNDIJA DORRËZOHET NË KOMISIONIN DISIPLINOR

Pas ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen kampionale në ndeshjen e së dielës Shkëndija – Shkupi, Komisioni i garave pranë FFM-së ka suspenduar terienin e KF Shkendija dhe ia dorrëzoi klubin komisionit disiplinor.Komisioni disiplinor do të vendosë për masat që do të merren.

Komisioni i garave pranë FFM-së ka suspenduar përkohësisht terrenin e Tetovës pas ngjarjeve që ndodhëm në ndeshjen e së dielës mes Shkëndijës dhe Shkupi. Ndërsa Klubi I futbollit Shkëndija i dorrëzohet komisionit disiplinor për procedur të mëtutjeshme deri në vendimin final .

Ndryshe komisioni i garave vendimin e përkohshëm e ka sjell pas grumbullimit të gjitha materialeve, raportit përfundimtar të delegatit, komisarit dhe referëve të ndeshjes në Tetovë, pas së cilës, vendimi për ndëshkim do të merr Komisioni Disiplinor, por duke dëgjuar edhe palët e involvuar, skuadrën e Shkëndijës dhe FC Shkupit.

Ky është një vendim i pritur pas incidenteve që ndodhën brenda dhe jashtë stadiumit të Tetovë, në sfidën e javës së 32-të mes Shkëndijës dhe Shkupit, ndeshje e cila përfundoi me barazim pa gola 0-0.

Në bazë të rregullores, çdo sulm ndaj arbitrit, qoftë anësor ose kryesor, organizatorin e pret dënim me pezullim të terrenit, ku është zhvilluar ndeshja. Në bazë të vlerësimit të Komisionit Disiplinor të FFM-së, dënimi mund të jetë prej 2 e deri më 10 ndeshje të zhvillimit të sfidave të ardhshme plot 100 km nga stadiumi në Tetovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close