LajmeRajonTopLajm

Rama: E rëndë për Shqipërinë, miq të huaj më morën e më pyetën a është e vërtetë

Siç  kishte njoftuar më herët, kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë mesditë një bashkëbisedim online me demokratët, lidhur me protestën e dhunshme të zhvilluar dje te selia e PD.

Rama në një komunikim me demokratët, është shprehur se ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në protestën para selisë së PD-së ishte shumë e rëndë.

“Sot është një komunikim që i adresohet demokratëve. Ajo që ndodhi dje ishte një ndodhi shumë e rëndë për demokratët, ishte e rëndë dhe për vetë Shqipërinë. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të habitur për të më pyetur se a është e vërtetë se është sulmuar selia. Ishte një lajm befasues sa i rëndë dhe qesharak për një vend demokratik. Të sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pandodhur kurrë në historinë e botës demokratike. Një zhvillim I kësaj natyre godet vendin, godet shoqërinë dhe kulturën politike”, ka thënë Rama.

Related Articles

Back to top button
Close
Close