LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Për pesë për qind rroga më të larta për punonjësit shëndetësorë nga janari

Qeveria e kryesuar nga LSDM vazhdon me investime në shëndetësinë publike për punonjës shëndetësorë të motivuar dhe qytetarë të kënaqur.

Punonjësit shëndetësorë do të marrin për pesë për qind rroga më të larta tashmë nga ky muaj.

Me LSDM-në për këto katër vite rroga themelore e mjekëve specialistë u rrit për 40%, e infermiereve mes 20% dhe 23%, e mjekëve të përgjithshëm për 25 për qind, e bashkëpunëtorëve shëndetësorë për 15 për qind.

E korrigjuam koeficientin e kujdestarive, ndërsa specializantëve të rinj u mundësuam sigurim shëndetësor, kujdestari të paguara dhe kompensim mujor në vlerë të rrogës themelore të mjekut të përgjithshëm.

Krahas investimeve në kapitalin njerëzor, investohet edhe në pajisjen dhe rinovimin e enteve shëndetësore.

Rajoni i Ohrit bëhet me aparat për rezonancë magnetike që është vendosur në Spitalin e posaçëm për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër.

Aparat për rezonancë magnetike është vendosur edhe në Strumicë, si dhe në institutin për radiologji në Shkup, ndërsa Spitali i përgjithshëm në Kërçovë u bë me aparat për tomografi kompjuterike.

Qeveria e kryesuar nga LSDM mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve dhe masave të cilat do të thonë kujdes për punonjësit shëndetësorë dhe përmirësim i cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close