
Në kuadër të manifestimit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të Kombit Zahir Pajaziti.
Rama ka thënë se falë të rënëve për liri ne sot mund të planifikojmë të ardhmen.
“Bëmë nderime për nder të ditëve të fillimit të UÇK-së, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmoreve të rënë për lirinë, pavarësinë, paqen që ne sot e kemi edhe arsyen që sot mundemi ta planifikojmë për vetën për të ardhmen tonë”, ka deklaruar Rama.



