
“Maqedonia e Veriut duhet të fillojë me zbatimin real të konsensusit evropian nga viti 2022. Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por as nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të cilat janë inkorporuar në kuadër të negociatave”, tha Radev.
Radev thotë se ambicia e shprehur qartë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE paraqet një mundësi për zgjerimin e hapësirës bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, që do të forcojë stabilitetin e rajonit.
Kusht për vazhdimin e negociatave të Maqedonisë për anëtarësim në BE është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, të cilën VMRO-DPMNE e konsideron të papranueshme dhe kërkojnë që ndryshimet të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave.



