
Mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot ka folur së fundmi për qëllimet e tij dhe për të ardhmen.
Ndërsa është pyetur nga mediet pas fitores ndaj Fiorentinës, që u vulos nga goli i tij, 27-vjeçari theksoi se tani i intereson vetëm të japë maksimumin te “Zonja e Vjetër”.
“Unë jam mirë tani, në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë. Është e rëndësishme të jap 100% dhe kjo është ajo që po bëj. Unë dua të ndihmoj ekipin, pastaj do të flasim me klubin. Tani ka gjëra më të rëndësishme, duhet të vazhdojmë kështu”,-tha francezi.



