Qytetet më të shtrenjta në botë për punëtorët e huaj

Ashgabati në Turkmenistan është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar për punëtorët e huaj, sipas të dhënave të sivjetme të një studimi për koston e jetës në qytete të botës.
Raporti vjetor ka renditur 209 qytete duke krahasuar shpenzimet që përfshijnë akomodimin, transportin, ushqimin e argëtimin, me New Yorkun që ka shërbyer si bazë për krahasim.
Kryeqyteti i Turkmenistanit, i cili ishte numri dy vitin e shkuar, ka kaluar në pozitën e parë, duke lënë prapa Hong-Kongun, Tokion, Zuerichun e Singaporin.
Kriza financiare e vazhdueshme e Turkmenistanit, që ka çuar në hiperinflacion, ka bërë që Ashgabati të ketë ngritje të çmimeve të jetesës viteve të fundit.
Qytetet më të lira për të jetuar për të punëtorët e huaj janë Tbilisi, Lusaka dhe Bishkeku.
Në top-dhjetëshen e qyteteve më të shtrenjta, tri janë nga Zvicra.
Qytetet më të shtrenjta për jetesë për mërgimtarët:
1. Ashgabat (Turkmenistan)
2. Hong Kong (Kinë)
3. Bejrut (Liban)
4. Tokio (Japoni)
5. Zuerich (Zvicër)
6. Shanghai (Kinë)
7. Singapore
8. Gjenevë (Zvicër)
9. Pekin (Kinë)
10. Berna (Zvicër)



