Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, votuesit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi vlefshmëria e së cilit ka skaduar në periudhën prej nëntë muajsh deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Në zgjedhjet presidenciale nesër do të mund të votojnë qytetarët të cilëve mbi çdo bazë, sipas ligjit apo sipas vlefshmërisë u kanë skaduar dokumentet personale më 24 korrik të vitit 2023 deri më 24 prill.
Kjo dispozitë e Kodit Zgjedhor është pjesë përbërëse e Udhëzimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për mënyrën e përcaktimit të identitetit të zgjedhësve.
Kuvendi më 7 mars, në kuadër të seancës së 147-të, me procedurë të shkurtuar miratoi pa debat ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor. Siç shpjeguan propozuesit, qëllimi i këtyre ndryshimeve ishte përpunimi i kornizës ligjore ekzistuese dhe të rregullohen dispozitave e zgjidhjes ligjore ekzistuese në drejtim të një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.