LajmeMaqedoniTopLajm

Qytetarët e RMV më shumë marrin kredi për konsum se sa për banesa!

Kush ka kursen në bankë, e kush nuk ka merr kredi. Po rriten edhe depozitat edhe kreditë e qytetarëve dhe kompanive në bankat vendase. Në dhjetor të vitit 2024 depozita e përgjithshme ka arritur 9.8 miliardë euro, prej të cilave 6.5 miliardë janë kursyer në banka. 2.9 miliardë euro kanë kursyer kompanitë.

Depozitat në dhjetor të vitit 2024

Gjithsej 9.76 Miliardë euro

Amviserite: 6.45 Miliarde euro

Sektori korporativ: 2.86 Miliardë euro

Nga ana tjetër e kuletës janë kreditë, të cilat gjithsej peshojnë 8 miliardë euro. Qytetarët kanë marrë kredi në banka gjithsej 4 miliardë euro, ndërsa pothuajse aq kanë borxh edhe kompanitë.

Kreditë në dhjetor të 2024

Gjithsej 8 Miliardë euro

Amvisëritë: 4 Miliardë euro

Sektori korportiv: 3.94 milardë euro

Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë se 4 miliardë euro, aq sa janë kreditë e qytetarëve në banka, pjesa më e madhe – gjysma apo 2 miliardë euro janë për kredi konsumatore, 1.5 miliard euro për kredi banesore. Pjesa tjetër është për kredi për automjete, kartelave kreditore dhe saldove të tyre në llogaritë bankare.

Kreditë e personave fizik sipas destinimit – dhjetor 2024

Kosnumatore 2 MILIARDË EURO

Banesore 1.53 MILIARD EURO

Kartela kreditore 145 MILIONË EURO

Saldo negative ne lloagarite rrjedhes 93.3 Miliarde euro

Related Articles

Back to top button
Close
Close