
Tetë zjarre në ambient të hapur janë evidentuar në territorin e shtetit deri ora 13, prej të cilave gjysma janë aktivë, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Zjarre aktive ka në fshatin Beshishte në Prilep – zjarr në një pyll të përzier cilësor, në fshatin Creshnevë, vend i quajtur Ceropole, në komunën e Makedonski Brodit, ku digjet një pyll i degraduar lisi dhe shkurre, në komunën e Çashkës ka zjarr aktiv pyjor nën vendin “Sollunska Glava”, midis vendeve të quajtura “Burimet e Babunës” dhe “Babina Dupka” (aktualisht nuk ka flakë aktive, vetëm tym në pjesën shkëmbore), si dhe zjarr në bimësi të ulët në komunën e Velesit.
Siç informon QMK-ja, sot u shuan katër zjarre – në fshatin Vranjovc në komunën e Vrapçishtit, ku u dogj bimësi e ulët dhe një deponi mbeturinash, në fshatin Llojan, në komunën e Likovës, ku u prek bimësi e ulët dhe kashtë, një sipërfaqe e mbjellë me drithëra dhe bimësi e ulët në fshatin Radanjë në komunën e Karbincit dhe një zjarr u shua në fshatin Orlancë në komunën e Haraçinës, ku u dogj bimësi e ulët dhe materiale mbeturinash.