
Kryetari i degës së BDI-së në Zhelinë, Emir Sulejmani përmes një postimi ka shkruar se po qëndron në diaspor me bashkëatdhetarë duke dëgjuar hallet e tyre. Sulejmani shkruan se “Jam në mesin e diasporës sonë, njerëz me shpirt të pastër, me përkushtim të rrallë, që nuk kërkojnë asgjë për vete, veçse të ndihmojnë vendin që e mbajnë gjithmonë në zemër.”, shkruan Top24
Nuk është hera e parë që errësira përpiqet të ndërhyjë aty ku drita po forcohet.
As nuk do të jetë hera e fundit.
Jam në mesin e diasporës sonë,
njerëz me shpirt të pastër, me përkushtim të rrallë, që nuk kërkojnë asgjë për vete, veçse të ndihmojnë vendin që e mbajnë gjithmonë në zemër.

Dhe pikërisht kjo i shqetëson disa.
Sepse ka nga ata që nuk durojnë dot as takime të natyrshme
, as përqafime të sinqerta, as ndjenja që nuk komandohen.

Ndaj veprojnë aty ku mendojnë se nuk do të duken, në errësirë, natën.
Por harrojnë një gjë: gjurmët e tinëzisë janë më të dukshme se gjithçka
.

Sprovat nuk na ndalin.
Përkundrazi, vetëm e forcojnë atë që na lidh.
Dhe sot, me këtë diasporë përkrah, jam më i sigurt se kurrë: asgjë nuk na ndal dot!