LajmeMaqedoni

QMK: Regjistrohen shtatë zjarre në mbiente të hapura, dy ende aktive

Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se në territorin e vendit sot janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në ambiente të hapura. Dy prej tyre janë ende aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa tre janë shuar plotësisht.

 Zjarre aktive janë raportuar në  Komunën e Dollnenit: f. Dolgaec ku digjet pyll i përzier, dhe në Komunën Krushevë: në hyrje të qytetit, ku digjet një deponi.

Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit, në zonën Jasen ku digjet pyll i përzier, si dhe në malin Kozhuf  në Komunën e Gjevgjelisë, ku është përfshir pylli lartë.

Janë shuar zjarret në Komunën e Shtipit, afër fshatit Sudik (kallamishtë), në Komunën e Dibrës, afër fshatit Elevcë (vegjetacion i ulët) dhe në Komunën e Kumanovës në lagjen Goce Dellçev (vegjetacion i ulët).

Related Articles

Back to top button
Close
Close