LajmeMaqedoni

QMK me SMS mesazh njofton për gjendjen e krizës të shpallur për zjarret

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi përmes profilit të saj në Fejsbuk se sot gjatë orëve të pasdites, disa qytetarë kanë marrë një SMS mesazh me përmbajtjen vijuese: “Ju informojmë se është shpallur gjendje krize në lidhje me zjarret dhe ju informojmë se është në fuqi ndalimi i lëvizjes në pyje”.

Ata theksojnë se ky është një mesazh testimi me qëllim që të kontrollohen mundësitë për dërgimin e mesazheve të tilla masive, të cilat në të ardhmen duhet të jenë pjesë e një sistemi të quajtur “cell broadcasting” ose dërgimi masiv i mesazheve në rast të një situate krize për raportim dhe alarmim.

Qendra njofton se ky mesazh testimi synon të shqyrtojë mundësitë teknike për krijimin e një sistemi për njoftim masiv të popullsisë në raste të situatave të krizës.

“Ky sistem, i njohur si cell broadcasting, mundëson dërgimin e mesazheve emergjente te të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare që ndodhen në një zonë të caktuar gjeografike, pavarësisht nga operatori celular. Qëllimi i tij është të informojë dhe paralajmërojë në kohë dhe në mënyrë efikase popullsinë në raste zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh, fenomenesh të rrezikshme të motit ose situatash të tjera krize. QMK është e detyruar ta prezantojë këtë sistem dhe tashmë kanë filluar aktivitetet për përgatitjen e një studimi fizibiliteti që do të vlerësojë fizibilitetin teknik, financiar dhe organizativ të zbatimit të tij”, thonë nga QMK.

Nga atje theksojnë se vendosja e sistemeve të tilla nuk është vetëm një nevojë kombëtare, por edhe një detyrim sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian, i cili i detyron të gjitha shtetet anëtare të kenë një mekanizëm të tillë për alarmimin masiv dhe informimin e qytetarëve në rast të situatave të krizës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close