LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria: Takohen sërish Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, BDI ende nuk ka mbyllur derën për VMRO-DPMNE-në!

Pas informacioneve të mbrëmshme për arritjen e gjoja një marrëveshjeje koalicioni mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me të cilën integristëve të Ahmetit do t’ju jepej posti i kryeministrit, burime nga socialdemokratët bëjnë të ditur se gjatë ditës do të ketë një takim të dytë, pas atij të së martës, mes Ali Ahmetit e Zoran Zaevit. Mësohet se biseda ka për të qenë në funksion të sheshimit të dallimeve dhe, nëse ato tejkalohen, edhe për krijimin e koalicionit qeverisës.
Në të njëjtën kohë, burime nga selia e BDI-së thanë paraditën e së enjtes për TV Klan se dyert e komunikimit mbeten të hapura edhe me VMRO-DPMNE-në, ndonëse tërheqin vërejtjen se do të parapëlqenin vazhdimin e qeverisjes me socialdemokratët për të çuar deri në fund proceset e nisura.

Related Articles

Back to top button
Close
Close