LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria solli vendime për realizimin e masave për përballje me krizën energjetike

Qeveria në faqen e vet në Fejsbuk kumtoi se i solli Vendimet për ndryshim të orarit të mjeteve në pjesën e posaçme të konstatuar me Buxhetin dhe për miratim të atyre mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 për realizim të masave për përballje me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike.

“Vendimet janë sjellë për realizim të masave për sigurim të sasive shtesë të energjisë elektrike, për shkak të përballjes me gjendjen e krizës në furnizimin me energji elektrike. Plotësisht, Qeveria i detyroi të gjitha institucionet në kompetenca të pushtetit ekzekutiv nga llogaritë dhe programet e veta buxhetore të parapara për furnizim të energjisë elektrike, menjëherë t’i përmbushin borxhet ndaj furnitorëve të rrymës dhe miratoi të bëhet ridedikimi i mjeteve nga zëra të tjerë buxhetorë ku ka mjete të pashfrytëzuara për pagesë të borxheve ndaj furnitorëve të energjisë elektrike”, qëndron në statusin e Qeverisë në Fejsbuk.

Këto vendime, si dhe rekomandimet drejt institucioneve të vetëqeverisjes lokale, drejt Kuvendit dhe drejt Zyres së Presidentit të shtetit, siç ceket, kanë për qëllim ta ndihmojnë furnizimin me energji elektrike që po realizohet përmes furnitorëve komercial.+

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close