
Ministri i Transporti, Aleksandar Nikolloski thotë se projekti për rrugën Tetovë-Prizren “po ecën me dinamikën e paraparë. Nikolloski thotë se këtë vit është paraparë projektimi i tunelit, ndërsa konfirmon deklaratat e kreut të Tetovë Bilall Kasami, se ministri i Ekonomisë dhe Punës, në Katar po kërkon financim për projektin.
“Dje kam folur me Besarin, kam jashtëzakonisht…respektivisht të bëhem më konkret, jo vetëm dje, edhe para se të shkojë kam folur, kam folur edhe dje, deri sa ishte atje. Ka jashtëzakonisht vizitë të suksesshme në Katar. Në lidhje me Tetovë-Prizren, shkon në financim dhe modelet gjithsesi se janë të hapura. Njëra është që ta financojmë nga buxheti, por mendoj se model më i mençur është të kemi financim stabil përmes përmes linjës së volitshme kreditore dhe grant komponentë, kjo është ajo që e kërkon ministri”, tha Nikollovski.



