LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria: Opozita të mos përhapë gënjeshtra dhe urrejtje, nuk ka asnjë program qeveritar për të punësuar persona nga Afganistani

Sonte, Qeveria reagoi ndaj pikëpamjeve të ish -deputetit Ilija Dimovski i cili ishte mysafir në Tv Sitel ku tha se Qevera do të punësojë personat që vijnë nga Afganistani në vendin tonë.

Ja reagimi i plotë i Qeverisë:

Grupet opozitare vazhdojnë të përhapin gënjeshtra që nxisin ngacmimin dhe ksenofobinë në mesin e popullatës. Qeveria nuk ka premtuar një program për punësimin e qytetarëve që kërkojnë strehim nga kriza humanitare në Afganistan.

Kjo nuk është e vërtetë, ne refuzojmë fuqimisht të pavërteta të tilla, Qeveria është plotësisht e fokusuar në ofrimin e sigurisë, kujdesit shëndetësor, ushqimit dhe strehimit për popullatën paqësore të Afganistanit.

Theksojmë edhe një herë se këta janë qytetarë që punuan në Afganistan për misione dhe organizata demokratike ndërkombëtare, gazetarë, aktivistë të organizatave për të drejtat e njeriut, si dhe fëmijë dhe anëtarë të familjeve të tyre.

Në këtë mision humanitar, angazhimet për mbështetje psiko-sociale dhe për funksionimin normal të qytetarit afgan dhe për aktivitetet e tyre të përditshme në shoqërinë maqedonase do të jenë plotësisht nën koordinimin e Kryqit të Kuq dhe organizatave ndërkombëtare.

Janë organizatat ndërkombëtare për të cilat këto organizata punuan në Afganistan që do të kujdesen për aspektin social të krizës në të cilën ndodhen këta qytetarë.

Nuk është e vërtetë që Maqedonia e Veriut do të ketë një kosto të madhe financiare nga shpëtimi i afganëve. Pothuajse të gjitha kostot e akomodimit dhe gjithçka tjetër e nevojshme mbulohen nga organizatat ndërkombëtare.

Qytetarët e Afganistanit për të cilët ne ofrojmë një mision shpëtues të jetës do të jenë në qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut, deri në transferimin e tyre në Shtetet e Bashkuara ose në vendet e treta.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë, dhe veçanërisht përfaqësuesve politikë të opozitës, të bëjnë një hap dhe të kalojnë në anën e solidaritetit, të mbështesin shpëtimin e jet%ve njerëzore dhe fatet njerëzore, të mos përhapin dezinformata dhe të mos nxisin urrejtje ndaj qytetarë demokratikë të Afganistanit që do të mbërrijnë në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close