
Kryetari i Partisë së re Social Demokrate, Tito Petkovski i cili njëherit është edhe partner koalicioni me BDI-në dhe LSDM në qeveri ka shpehur qëndrime skanaloze anti-Nato dhe BE. Në një prononcim të tij, Petkovski thotë se maqedonasit e madhërojnë presidentin rus, Vladimir Putin në rrjete sociale për shkak se kërkojnë lider që do t’i mbrojë dhe që do të kundërshtojë padrejtësitë e perëndimit.
“Vetëm në këtë aspekt mbështetet Putini. Njeriu ynë kërkon udhëheqhës, lider që do të mbrojë dhe do të hap perspektiva dhe për këtë arsye kërkojnë një autoritar. Për këtë shkak ka sukses Vuçiqi në Ballka, ai është autoritar. Të mbani për 30 vjet një vend të vogël si Maqedonia me dyer të mbyllura, ju thjesht nuk mund ta duani BE-në”, u shpreh Petkovski.
Për këto qëndrime skandaloze akoma nuk ka një reagim nga BDI, partia e cila me fanatizmin më të madh po mbron kursin pro evropian të vendit, kurse në Qeveri vazhdon të mbaj partnerë me qëndrime anti-NATO dhe anti-BE.



