LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria e re,flet Mickoski: Fillimisht le të përfundojnë bisedimet LSDM-BDI

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se partie e tij vazhdon bisedimet me të gjitha partitë politike për formimin e qeverisë së re, por që fillimisht po pret që të përfundojnë bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së.

“Le të përfundojnë, le të presim përfundimin e bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së, të shohim çfarë do të ndodhë në ato bisedime, ndoshta pastaj do të flasim, por principet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta. VMRO-DPMNE-ja asnjëherë nuk do të bisedojë në pozicionin e diktateve dhe kushtëzimeve dhe VMRO-ja do të bëj koalicion në bazë të programit”, tha mes tjerash Mickoski.

I pyetur nëse VMRO-ja zhvillon bisedime me Koalicionin ASH-AA dhe me Lëvizjen Besa,  Mickoski tha po relizohen bisedime me të gjithë dhe se në rast se ka ndonjë zhvillim publiku do të informohet në kohë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close