LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria: Dygjuhësia në polici, jo në kompetencë të Nuhiut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut  thotë se ministri i Brendshëm Agim Nuhiu me nënshkrimin e akteve normative për dygjuhësinë në uniformat e policisë, ka dal jashtë kompetencave të tij .Nga ekzekutivi thonë se nuk mund të veprojë në bazë të akteve normative të nënshkruara nga Nuhiu.

https://www.youtube.com/watch?v=mtO_j8j4SVU&feature=emb_title

Qeveria e Maqedonisë së Veriut

“Miratimi i dekreteve nuk është në kompetencën e ministrive, dhe ministrat nuk kanë kompetencë për të miratuar dekrete, dhe në përputhje me rrethanat procedura e Ministrit të Brendshëm është në kundërshtim me kompetencat e tij. Qeveria nuk mund të veprojë sipas akteve normative të nënshkruara nga Ministri i Brendshëm. Uniformat dhe shenjat e uniformave policore përcaktohen me dekret nga Qeveria. “

Sa i përket partive politike, nga LSDM-ja insistojnë që  qëndrimi i tyre është i njëjtë me qëndrimin e Qeverisë. Ndërkohë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, tha se VMRO- DPMNE nuk luhatet nga qëndrimet e mëparshme rreth Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nënshkrimi i akteve normative një ditë më parë nga ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, për dygjuhësinë në uniformat e policisë ka ngjallur një sërë reagimesh në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Sekretarja Shtetërore në  Ministrinë e Punëve  të Brendshme, Magdalena Nestorovska në reagimin e saj thekson.

 “Kjo është pjesë e analizës që po bën grupi i punës. Ka mendime të ndara, do të lëshohet një propozim nga Ministria i cila do të dorëzohet në Sekretariat për të parë nëse propozimet e dhëna nga Komisioni në lidhje me shtrirjen e dygjuhësisë së uniformave, do të jetë në atë nivel apo do të jetë më shumë ose më pak në varësi të kompetencës funksionale të njësive organizative , do të thotë për njësitë që kryejnë këtë funksion- deklaroi Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në MPB.

Nga Qeveria thonë se kur kjo çështje do të jetë në agjendën e ndonjërës prej seancave qeveritare, publiku do të informohet me kohë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close