LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 107-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 21.09.2021 (e martë), me fillim në orën 12:30, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 107-të me më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Në mbledhje, sipas rendit të ditës, me propozim të Ministrisë së Financave, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, që parasheh ndryshime në drejtim të përmirësimit të kapacitetit fiskal dhe rritjes të së ardhurave të komunave.

Në mbledhjen e rregullt, para ministrave për shqyrtim është paraparë edhe Informacioni për zbatimin e projektit IPA “Furnizim i TI dhe pajisje tjera specifike për sistem informativ dhe monitorimin e ambientit jetësor”.

Qeveria në mbledhjen e rregullt do të shqyrtojë edhe raporte për punën e më shumë ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare në pronësi shtetërore, sipas detyrimeve për paraqitje të rregullt në Qeveri, në përputhje me politikat për llogaridhënien dhe transparencën në operacion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close