LajmeMaqedoniShendetiTopLajm

Qeveria do të blejë 10 mijë vaksina kundër Covid-19 për imunizimin e fëmijëve

Qeveria në seancën e djeshme ka sjellë vendim për të blerë vaksina Fajzer. Vaksinat do të jenë për fëmijët të moshës 5 deri në 12 vjeç, ndërsa sasia është 10 mijë vaksina Fajzer për fëmijë. Kushti i vetëm që fëmijët të vaksinohen është që në pikën e vaksinimit të shkojnë më ndonjërin prind ose kujdestar.

 “Gjithsesi se është me rekomandim të Komitetit për imunizim, i cili vazhdon t’i ndjek të gjitha rekomandimet nga OBSH dhe do të udhëhiqet sipas këtyre rekomandimeve. Sa i përket dozës, 10 mijë vaksina pediatrike nga Fajzer janë sasi iniciuese, nuk do të thotë se nëse ka interes, nuk do të blihet doza shtesë. Vaksinimi vazhdon të jetë pa termin të caktuar, kusht I vetëm për vaksinim të të miturve është që të shoqërohen nga prindërit ose kujdestar”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close