LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria do ta rrisë pagën minimale në 18.000 denarë dhe deri në fund të mandatit në 20.000 denarë, tha Trençevska

“Qeveria përmes dialogut me punëtorët dhe punëdhënësit do ta rrisë pagën minimale në 18.000 denarë dhe deri në fund të mandatit në 20.000 denarë”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në një intervistë për TVM, transmeton Portalb.mk.

Trençevska sot do të takohet me përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ku do të bisedohet për ngrirjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritje graduale të pagave tjera të mbetura, e cila ishte kërkesë e LSM-së në periudhën e kaluar.

“Puna e punëtorëve duhet të respektohet, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të statusit të punës dhe cilësisë së jetës në kushte të krizës ekonomike dhe shëndetësore”, tha ministrja Trençevska, para mbledhjes së sotme të Lidhjes së Sindikatave dhe Qeverisë në të cilën do të diskutohet për rritjen e pagës minimale.

“Do të diskutojmë për pagën minimale dhe dialogun që do të vazhdojmë me Këshillin Ekonomik Social për të gjetur zgjidhjen më të mirë të pranueshme për të gjithë, tha në intervistë ministrja Trençevska.

Sindikata kërkon rritje të menjëhershme të pagës minimale në 18.000 denarë në shumën neto, dhe që ajo të mos jetë më e ulët se 60 për qind e pagës mesatare mujore neto të paguar në tre muajt e fundit, si dhe harmonizimin e obligueshëm të të gjitha pagave tjera në vend.

Po ashtu, ata kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje të përgjithshme kolektive për sektorin publik që do t’i kthejë pagesën e pushimeve të njohura si K-15.

Related Articles

Back to top button
Close
Close