BotaLajme

Qentë e Bidenit largohen nga Shtëpia e Bardhë, njëri sulmoi stafin

Qentë e çiftit presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë larguar nga Shtëpia e Bardhë, pasi qeni më i ri, Major, raportohet se kishte sulmuar një agjent sigurie.

Sipas mediave amerikane, qentë janë kthyer në shtëpinë e familjes së Bidenit në Wilimngton të Delawaret.

Bideni kishte adoptuar Majorin më 2018. Ai u bë qeni i parë i adaptuar që jeton në Shtëpinë e Bardhë.

Qeni tjetër i tyre quhet Champ.

Burimet kanë thënë për CNN-in se Majori kishte kërcyer dhe kishte ndjekur stafin e Shtëpisë së Bardhë.

Të dy qentë i ishin bashkuar çiftit presidencial katër ditë pasi Joe Biden u inaugurua president.

Shtëpia e Bardhë ka një histori të gjatë me kafshët shtëpiake, edhe pse presidenti Donald Trump ishte presidenti i parë në më shumë se 100 vjet që s’kishte një qen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close