
Qendra e kulturës në Tetovë përmes një postimi ka publikuar pamje nga mbrëmja e djeshme e koncertit madhëshor të Leutrim Zejnullahut dhe SHKA” Xheladin Zeqiri”, shkruan Top24
Në postimin e publikuar Qendra për Kulturë ka falenderuar edhe sponsorët sidhe Ministrinë e Kulturës.
Postimi plotë:
Të nderuar artdashes tetovarë, po ndajmë me ju disa çaste të veçanta nga ngjarja madhështore që ndodhi mbrëmë në qytetin tonë!
Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës dhe me angazhimin e parezervë të drejtorit të Qedrës së Kulturës, Arlind Huseinit dhe gjithë stafit të këtij institucioni, mbrëmë dëshmuam se vlera kulturore dhe tradita nuk mungon. Në sallën e stërmbushur, me muzikë na nderuan solistët e rinj tetovarë, në veçanti Leotrim Zejnulla me çka dëshmuan se Tetova di të prodhojë talentë.
Qendra e Kulturës do të vazhdojë të përkrahë talentët e rinj, ku pasurimi i jetës kulturore në qytet është obligim dhe detyrim i yni.
Falënderim edhe për sponsorët tanë, uji “Tepelenë”, NB company, Fi & Ga, falënderim edhe për SHKASH”Xheladin Zeqiri”-Tetovë për bashkëpunimin e ngushtë.
Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të mrekullueshme dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi rastin t’ju sjellim edhe më shumë koncerte të kësaj natyre.
Ju faleminderit !









