
Një grua qëlloi me armë drejt shtëpisë së këngëtares Rihanna në Beverly Hills, Los Angeles.
Policia lokale u thirr pas raportimeve për të shtëna, teksa ndau detaje se rreth 10 plumba u qëlluan nga një makinë e parkuar përballë portës së shtëpisë. Të paktën një plumb depërtoi në murin e shtëpisë.
Rihanna ishte në shtëpi në momentin e incidentit, por nuk pati të lënduar, siç raportojnë mediat amerikane.
Autoritetet arrestuan një grua rreth 30 vjeç për ngjarjen. Motivi i sulmit ende nuk dihet dhe hetimet vazhdojnë.
Policia e Los Angeles dhe përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë dhënë menjëherë një deklaratë zyrtare për incidentin./CNA



