LajmeSport

Barcelona shtyn për transferimin, Julian Alvarez mungon në listën e Atletico Madridit për miqësoren ndaj Marseille

Julian Alvarez nuk është grumbulluar nga Atletico Madrid për ndeshjen e fundit miqësore të fazës përgatitore ndaj Olympique Marseille. Vendimi ishte i parashikuar dhe lidhet me faktin se sulmuesi argjentinas është rikthyer vetëm këtë javë në stërvitje.

Julian Alvarez nuk do të jetë pjesë e Atletico Madridit në testin e fundit të skuadrës para nisjes së sezonit të ri. Sulmuesi argjentinas ka mbetur jashtë listës së trajnerit Diego Simeone për përballjen ndaj Olympique Marseille.

Vendimi nuk lidhet me ndonjë problem fizik të Alvarez, por me faktin se ai është bashkuar vetëm këtë javë me skuadrën dhe nuk ka pasur ende kohën e nevojshme për të arritur ritmin optimal.

Të njëjtin fat kanë pasur edhe Marcos Llorente, Alex Baena dhe Juan Musso, të cilët gjithashtu janë rikthyer së fundmi në stërvitje.

Katër lojtarët do të qëndrojnë në Madrid, ku do të ndjekin një program të veçantë përgatitor me synimin që të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë të La Ligës ndaj Malagas në “Metropolitano”.

Jashtë listës ka mbetur edhe Alexander Sorloth. Sulmuesi norvegjez pësoi një kontraktim muskulor të mërkurën dhe për këtë arsye nuk ka mundur të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.

Ndërkohë, në listën e Atlético Madridit për sfidën ndaj Marseille janë portieri Jan Oblak; mbrojtësit Giménez, Hancko, Pubill, Grimaldo dhe Le Normand; mesfushorët Mendoza, Cardoso, Koke, Kang-in, Barrios, Lemar, Giuliano, Obed Vargas dhe Hjulmand; ndërsa në sulm do të jenë Lookman dhe Carlos Martin.

Lista plotësohet edhe me disa futbollistë nga Akademia e klubit: Esquivel dhe Dani Rubio në portë, Domínguez, Dani Martínez dhe Boñar në mbrojtje, Castillo në mesfushë, si dhe Arnau Ortiz e Cubo në sulm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close