
Kremlini ka njoftuar se lufta në Ukrainë do të vazhdojë derisa qëllimet e vendosura nga presidenti Vladimir Putin të arrihen përmes veprimeve ushtarake apo negociatave.
Presidenti rus Vladimir Putin po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe të tërhiqet plotësisht nga katër rajonet që Rusia pretendon si të sajat. Kievi i ka refuzuar vazhdimisht këto kushte si të barasvlershme me dorëzimin e Ukrainës.
“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të jenë përmbushur të gjitha objektivat e vendosura nga Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm. Këto qëllime mund të vijnë si rezultat i një operacioni të posaçëm ushtarak ose negociatave përkatëse,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai konfirmoi se aktualisht nuk ka bisedime mes dy palëve, sepse sipas tij “pala ukrainase refuzon çdo bisedë”.
Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës dhe përmendi vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë derisa vendi të anëtarësohet në NATO.



